E papritur, binjakët e ‘Al Pazar’ flasin për largimin nga spektakli

E papritur, binjakët e ‘Al Pazar’ flasin për largimin nga spektakli

513
0

Dy binjakët Donald dhe Romeo Veshaj kanë rrëmbyer zemrat e publikut që prej daljes së parë në spektaklin humoristik ‘Al Pazar’. Ditën e djeshme vëllezërit ishin të ftuar në emisionin ‘Thumb’ me Fatma Haxhialiun dhe Aulona Mustën, ku folën për profesionin dhe jetën personale. Donaldi dhe Romeo treguan se kanë patur oferta të shumta, por nuk i kanë pranuar pasi nuk kanë dashur të largohen nga spektakli ku u bënë të famshëm. ‘Oferta kemi pasur, por vendosëm që të rrimë në shtëpinë tonë sepse aty ndihemi rehat. Unë aty jam në shtëpinë time. Jemi mësuar të shkojmë me qejf. Plus kemi një projekt të ri që është pak shpejt ta tregojmë’, ka rrëfyer Romeo.

 

‘Do dilni dhe ju si kolegët tuaj më vete?’, i kanë pyetur moderatoret.

 

‘Po pak a shumë. E kemi menduar mirë. Nuk do të jetë spektakël humori, do jetë diçka ndryshe. Ne e kemi menduar gjithmonë veten përkrah njëri-tjetrit. Kemi njëri-tjetrin që jemi këtu ku jemi sot. Jemi shumë unikë tek kjo pjesa. Nuk e themi me mburrje por nuk ndahemi’, kanë rrëfyer ata.