“E nderojmë me lot në sy, donte të bëhej yll”, Armand Duka...

“E nderojmë me lot në sy, donte të bëhej yll”, Armand Duka shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të futbollistit Tahirllari

395
0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka shprehu ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të futbollistit të Skënderbeut, Dorian Tahirllari. Nëpërmjet një mesazhi publik, Presidenti i Federatës tha se gjithë komuniteti i futbollit me lot në sy nderon kujtimin e këtij djaloshi, i cili ëndërronte të bëhej futbollist i njohur.

 

“Thellësisht i tronditur mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të Skënderbeut, Dorian Tahirllari. Një ndarje e dhimbshme, e cila preu në një moshë të re, jetën dhe ëndrrat e tij rinore. Dua t’i përcjell familjes, ngushëllime të thella për këtë humbje të rëndë. I gjithë komuniteti i futbollit, sot me lot në sy nderon kujtimin e këtij djaloshi të mirë që dëshironte shumë të bëhej futbollist i njohur, ndërsa sot udhëton drejt parajsës. Lamtumirë Dorian!”, – është shprehur Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Futbollisti i Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ndërroi jetë sot në moshën 18-vjeçare, duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë.