“E mori nga boli’ “/ Regjisorja shqiptare reagon ndaj Elvana Gjatës: Jam...

“E mori nga boli’ “/ Regjisorja shqiptare reagon ndaj Elvana Gjatës: Jam shumë e lumtur që nuk fitove, i kurseve vetes….

752
0

Tiranë- Elma Doresi, regjisorja shqiptare është shprehur se është e lumtur që “Festivalin e 58 të Këngës në RTSH”, nuk e fitoi Elvana Gjata. Në një reagim në rrjetin social Facebook, Doresi shprehet se nëse çmimin e parë do e merrte Elvana Gjata i gjithë rrjeti do të mbushej me shprehjet: “E fitoj nga boli”, “E fitoj se ka bosin”.

 

Ajo shprehet se Elvana Gjata i kurseu vetes disa statuse dhe komente, ku në to do të shfaqej bullizëm ndaj këngëtares.

 

“Jo. Ska analiza e kritika të tilla. Por vetëm : bolo, bosi, tallava .Statuse e komente pa fund. Ngatërrohen shijet me mendimet. U sulët të gjithë për në eurovizion dhe se çfarë ishte e denjë për ne të na përfaqësonte por harruat kryesorin : Festivalin tek ne. Jam vërtetë shumë e lumtur që nuk fitove Elvana . I kurseve vehtes disa statuse e komente. Ps : Po na le pa punë neve të rrjeteve sociale tani”, shprehet ajo.

 

Reagimi:Jam e lumtur që nuk fitoi Elvana. Sepse sot do ishte mbushur rrjeti me keq : E fitoj nga “boli” . Ky bullizëm i shëmtuar.

E fitoj se ka “bosin”.

Të gjithë do të hidheshit më keq se çjeni hedhur.

Tallava. Kjo fjalë që është kthyer në moton e ditës. Nuk lexova një status me analizë të mirëfilltë. Një analizë profesionale. Një analizë pa mllefe. Një analizë bindëse.

 

 

Jo. Ska analiza e kritika të tilla. Por vetëm : bolo, bosi, tallava .Statuse e komente pa fund. Ngatërrohen shijet me mendimet. U sulët të gjithë për në eurovizion dhe se çfarë ishte e denjë për ne të na përfaqësonte por harruat kryesorin : Festivalin tek ne. Jam vërtetë shumë e lumtur që nuk fitove Elvana . I kurseve vehtes disa statuse e komente. Ps : Po na le pa punë neve të rrjeteve sociale tani.