‘E mora veten shpejt’, aktivistja e pranon ‘live’: Gjithë familja ime është...

‘E mora veten shpejt’, aktivistja e pranon ‘live’: Gjithë familja ime është infektuar. Shenjat që pata dhe si e kaluam koronavirus

459
0

Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve Sonila Alushi ndërsa ka treguar detaje të situatës së rëndë në të cilën ndodhet vendi prej kronavirus ka rrëfyer se edhe familja e saj është infektuar por tashmë po e kalon.

 

Në një lidhje për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar me detaje mënyrën se si arriti të kontrollonte panikun dhe të shmangë rrezikun.

 

“Sipas këshillave që morëm me mjekun e familjes mesa duket ishte koronavirus. Të gjithë u izoluam edhe pse nuk e kishim sigurinë. Kemi 28 ditë që nuk shihemi me vjehrrin pasi është izoluar sepse rreziku i tij është më i madh, për shkak të problemeve të tjera shëndetësore”, tha Aushi.

 

 

Gjithashtu ajo ka treguar shenjat qe ka pasur ndërsa shton se edhe familja e saj po e kalon koronavirusin.

 

“Sëmundjen e kemi përjetuar në mënyra të ndryshme. Nuk u kurova me mjekime. Mora informacion nga mjeku. Në këtë moment që flasim jam në ditën e 20. Në rastin tim kam pasur dhimbje koke, temperaturë, rëndesën në kraharor e ndieja, por në krahasim me të tjerët e mora veten shumë shpejt”, shtoi ajo ndërsa në fund ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë “jeta jonë varet nga tjetri dhe jeta e tjetrit varet nga e jona, duhet të ndërgjegjësohemi”.