‘E mira Fifula, ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre’, Flori, Klajdi...

‘E mira Fifula, ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre’, Flori, Klajdi dhe Bruno i bëjnë Fifit surprizën e jetës, i publikojnë këngën që shkroi brenda Big Brother

253
0

Teksa Fifi është duke kaluar momente të vështira brenda shtëpsië së Big Brother, me shpërthime të herëpashershme emocionale, miqtë e saj nga jashtë i kanë përgatitur asaj surprizën më të bukur, kanë realizuar muzikën e këngës që vetë ajo shkroi brenda shtëpisë së Big Brother.

Djemtë e Threedots me në krye Flori Mumajesin kanë publikuar këngën e Fifit, dhe kanë shkruar fjalë prekëse për të.

Flori shkruan në postimin e tij: E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti ske lidhje me helmin brenda tyre ! Të kryqezuan se interneti u jep mundesinë të ndihen superior , të mënçur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt , këtu u rritëm e këtu jetojmë,këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu “dhemb”. Një këngë krijuar nga ty Fifi aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e perkohëshme…

Bruno: Sytë më djegin jo vetëm nga pagjumësia. Ti nuk ke mundësi ta shikosh postimin tim por jam i sigurt që do e ndiesh në zemrën tënde të bardhë. Nuk e di ia kam dalë dot un me zërin tim nga studio ,ti nga Big Brother por doja shumë ta ndaja me të gjithë pak nga shpirti yt !!!

Klajdi Haruni: Unë nuk kam njohur vetëm një artiste të mirë ,por edhe një njeri të mirë ,ty Fifula. Nuk jemi dot perfekt edhe po të mundemi s’do jemi dot kurrë…