E kapi “mat” me kolegen, Jessica Biel i beson Justin Timberlake

E kapi “mat” me kolegen, Jessica Biel i beson Justin Timberlake

337
0

Jessica Biel i beson bashkëshortit të saj Justin Timberlake dhe beson se ai nuk e tradhtoi me kolegen Alisha Wainwright.

 

Justin në një postim në Instagram i kërkoi falje bashkëshortes së tij pasi u filmua duke mbajtur duart me aktoren Wainwright, me të cilën luan në filmin ‘Palmer’.

 

Por miq të Biel thonë se ajo i beson bashkëshortit të saj.

 

“Ai është simpatik dhe miqësor. Padyshim piu shumë këtë herë por Jessica beson se nuk e tradhtoi. Ajo do qëndrojë pranë tij,” -tha një burim. “Justin bëri mirë që i kërkoi falje publikisht. Të shpresojmë se ishte vetëm një sjellje e keqe për një natë.”