E fundit/ Persona të armatosur grabisin biznesmenin dhe i lidhin familjen

E fundit/ Persona të armatosur grabisin biznesmenin dhe i lidhin familjen

441
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Sipas raportimeve mediatike një biznesmen është grabitur në Durrës. Persona të maskuar kanë hyrë në banesën e biznesmenit duke terrorizuar familjarët. Ata kanë lidhur fillimisht familjarët e tij dhe më pas kanë marrë të gjithë paratë dhe sendet e çmuara në banesë. Duke iu referuar gjithmonë raportimeve mediatike, biznesmenit i janë grabitur në banesë një shumë prej 10 mijë eurosh. Gjatë ikjes personat e armatosur që thuhet të kenë qenë tre të tillë. kanë marrë me vete edhe djalin e biznesmenit të cilin e kanë liruar pas tri kilometrash. Nuk bëhet ende i ditur emri i biznesmenit të grabitur, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.