E FUNDIT/ Bie nga ballkoni, humb jetën në vend 60-vjeçari (EMRI)

E FUNDIT/ Bie nga ballkoni, humb jetën në vend 60-vjeçari (EMRI)

362
0

Një burrë rreth të 60-ve ka rënë nga ballkoni i katit të 7 në Fier duke gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Konferenca e Pezës” të qytetit të Fierit. Sipas të dhënave paraprake burri i identifikuar si shtetasi Siri Runaj ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

ë vend ka shkuar policia e cila ka kryer veprimet hetimore dhe ka transportuar trupin e pajetë në morgun e spitalit të Fierit. 60 vjecari i identifikuar Siri Runaj ka rene nga ballkoni i baneses ku banonte ne katin e shtate.

Ndërkohë, ende nuk ka njoftim nga policia Fier per kete ngjarje. Mendohet se 60 vjecari ka rene aksidentalisht nga ballkoni dhe ka humbur jeten ne vend, shkruan Neoalb.