E ftuara bën gafën në emision, moderatorja shqiptare nuk ndal dot të...

E ftuara bën gafën në emision, moderatorja shqiptare nuk ndal dot të qeshurën

461
0

Një situatë shumë komike ka ndodhur gjatë emisionit “Vizioni i pasdites”, dhe moderatorja Anila Çela nuk ka mundur ta mbajë të qeshurën. Gjatë fjalës së saj, e ftuara dëgjohet të thotë se ka ndryshuar tre herë instagramin, sepse nuk mbante mend kodet që i vendoste, por tani e mban mend sepse ka vënë emrin e vajzës. Kaq ka mjaftuar që të nisin të qeshurat në studio, duke i thënë se tani bën mirë ta ndryshojë prapë sepse sapo ia tregoi publikut kodin. Ajo ka sqaruar , duke thënë se nuk ka vendosur vetëm emrin e vajzës si kod, por ka dhe disa fjalë të tjera.