E fejuara tregon se si i dashuri i saj milioner feston me...

E fejuara tregon se si i dashuri i saj milioner feston me femra të zhveshura (Foto+16)

1051
0

Çdo ditë, Juliann Nicole gjen në mediat sociale foto të të fejuarit të saj, duke pozuar me femra të zhveshura pas festave të çmendura.

Bukuroshja 26-vjeçare është fejuar me multimilionerin Tony Toutouni, i njohur edhe si “Mbreti i Instagramit” pasi poston vazhdimisht foto nga festat e çmendura, makinat e shpejta dhe avionët privatë.

Por edhe pse Tony është i famshëm në mbarë botën për këtë stil jetese, Juliann thotë se i beson bashkëshortit të saj të ardhshëm.

Ndërkohë 43-vjeçari nuk duket se po e ndal këtë stil jetese.

Të dy u takuan rastësisht në një karburant. Fillimisht ajo nuk e pëlqeu, por më pas ranë në dashuri.

Amerikania Juliann thotë: “E di që shumë femra do bëheshin xheloze, por unë nuk bëhem më. I pranoj më shumë gjërat tani”.

“Fillimisht ziheshim dhe ndaheshim, por ato foto janë thjesht njëra anë e tij. Ai ka një zemër të madhe dhe do jetë një baba i mirë një ditë. Kam mësuar t’i besoj”.

“Mamaja ime nuk e mbështet marrëdhënien tonë dhe feministet më tallin online”.

Kurse Tony, që e ka bërë pasurinë me klube nate në Hollivud, thotë: “E gjithë jeta ime ka qenë shpenzim parash me vajza të bukura dhe makina të shtrenjta”.

“Por Juliann më bën të lumtur dhe jam gati për angazhim me të”./bota-sot/