E enjtja e nxehtë/ Sot në Kuvend ARTA MARKU, miratohet varianti i...

E enjtja e nxehtë/ Sot në Kuvend ARTA MARKU, miratohet varianti i ri i ligjit për TK (Ku do jetë opozita)

419
0

E enjtja e sotme pritet të jetë e nxehtë në Kuvend. Punimet e seancës plenare nisin në orën 10:00, ndërsa ditën e sotme në Kuvend do të jetë e pranishme edhe Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku, e cila do të raportojë për herë të parë pas marrjes së detyrës mbi dosjet e vitit 2017. Sot po ashtu në Kuvend pritet të miratohet varianti i ri i ligjit për Teatrin Kombëtar. Një vendim i tillë vjen pas takimit të ditës së djeshme mes kryeministrit Rama dhe kryeparalamentari Ruçi në Kryesinë e Kuvendit. Ndërkohë, nga ana tjetër, opozita ka njoftuar për sot të udhëtojë në drejtim të Vlorës, për të zhvilluar mbledhjen e radhës jashtë Tirane, ndërsa mbetet e paqartë nëse do jenë apo jo në Kuvend, pas thyerjes së bojkotit dy ditë më parë duke marrë pjesë në komisionin e Veprimtarive Prodhuese ku u diskutua  ligji për Teatrin Kombëtar.