“E dua të bukurën, jam e lumtur me atë që më ka...

“E dua të bukurën, jam e lumtur me atë që më ka dhënë perëndia”, Manjola Nallbani flet për operacionet plastike

394
0

Këngëtarja shqiptare Manjola Nallbani ka deklaruar ka folur së fundmi për pamjen e saj të jashtme. E ftuar në emisionin  “Këndo Këngën Time” në ‘Vizion Plus’ ka folur  si për jetën profesionale edhe për atë private, por nuk ka hezituar të flasë edhe për operacionet plastike.

Ajo ka theksuar se për të pamja e jashtme është shumë e rëndësishme por është shprehur:”As nuk ka prishur ndërtesa pa leje dhe as kam ndërtuar gjëra nga fillimi.”

“Unë jam nga ato qenie që edhe mos të kisha këtë profesion do kisha shumë të rëndësishëm imazhin, është brenda shpirtit tim. Unë e dua të bukurën, jo thjeshtë ta ndërtoj në veten time por edhe kur e shikoj te të tjerët më ushqen shpirtin.  As nuk ka prishur ndërtesa pa leje dhe as kam ndërtuar gjëra nga fillimi. Përpiqem të mbaj mirë atë që më ka dhënë perëndia, dmth nuk kam transformuar asgjë në fytyrën time”, është shprehur Nallbani.