E dhunoi dhe tentoi t’i djegë banesën ish-gruas, policia arreston 46 vjeçarin...

E dhunoi dhe tentoi t’i djegë banesën ish-gruas, policia arreston 46 vjeçarin në sy të fëmijëve

337
0

Policia ka arrestuar në praninë e dy fëmijëve të mitur 46 vjeçarin G.M në Lushnjë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe.

 

Në Fier, është ndaluar një tjetër shtetas i shpallur në kërkim: F. M., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

 

Njoftimi i policisë:

 

Fier-Lushnje

 

Policia ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për “Dhunë në familje” dhe arreston një tjetër për “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë”.

 

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: F. M., 36 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. *Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan shtetasin: G. M., 46 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.

 

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë”