“E blerë nga Berisha, ia piu lëngun, e flaku”, ish-partnerja e Izet...

“E blerë nga Berisha, ia piu lëngun, e flaku”, ish-partnerja e Izet Haxhisë shpërthen pas akuzave: Shoqëri e pashpirt! Bashkëfajtorë të heshtur të një krimi

374
0

Ish-e dashura e Izet Haxhisë Erjona Parruca është vënë në shënjestër të akuzave pas ndarjes me partnerin të cilit jo pak herë i doli në mbrojtje, edhe kundër gjithë botës.

Dy ditë më parë ajo foli për raportin e prishur me Haxhinë nëpërmjet një statusi në “Facebook”, duke e cilësuar madje njeriun të cilit i drejtohej me fjalët më të bukura deri dje si pervers. Në fakt edhe Haxhia, i cili ndodhet në burg aktualisht për vrasjen e Azem Hajdarit, shpesh i drejtohej partneres si ‘dashuria ime’ duke denoncuar dhe kërcënimet në adresë të saj.

 

 

 

Por sot, Erjona Parruca iu është kthyer atyre që kanë ngritur dyshime për deklaratat e saj, sipas fjalëve që vetë ajo thotë si ‘e blerë nga Berisha’ apo ‘ia piu lëngun’, ‘e flaku’. etj.

 

POSTIMI I PLOTË

Shoqëri e sëmurë, sado-mazokiste, maskiliste, pa asnjë empati a dhembsuri për njëri-tjetrin…!

Kjo është gjysma e shoqërisë shqiptare!

Ku viktima diabolizohet, dhe ku djalli hyjnizohet!

Sepse viktimat, shumica e rasteve janë femra: Dhe i dëgjojmë këndezët: oh, mirë ja bëri që e vrau se e tradhtoi, mirë ja bëri që e masakroi psikologjikisht se ja kishte me t’futme!

Pastaj, këta të thekurit e larë me ar në ndërgjegjen e tyre, këta patetikët e pështirë: -Po e denoncon publikisht tani këtë Izet “burrin”, sepse është blerë nga Berisha a nga ku di unë, aaah, tani që ja piu lëngun, e flaku dhe e shau..etj, etj..!!

 

Deri dje e ngriti në qiell, tani po e shan

(po thotë të vërtetën që dhemb).

E pastaj habiten (por pa fajësuar veten) se si ndodhi kjo para hundës së të gjithëve!

E pastaj habiten e derdhin lot krokodili kur gra të vrara e nëna fëmijësh, duhet të varrosen!

Sepse askush as nuk pa gjë, as nuk u interesua dhe askush nuk e besoi!

-Po të kishte folur, të ishte ankuar- thonë ca me pseudo dhembsuri me të këput shpirtin!!

Kujt t’i ankohej, kujt?

Juve që vetëm do ta denigronit, do ta fajësonit atë, që do ta shtynit një hap më shpejt drejt shkatërrimit të pakthyeshëm?

sa z

Juve, bashkëfajtorë të heshtur të një krimi nën hundën tuaj???

 

Kur kjo ju ndodh motrave, vajzave tuaja, sigurisht që të tjerët janë fajtorët!

Por kur i ndodh një femre tjetër, joooo.. ajo e ka fajin me siguri!

Sepse është një copë femër, e duhet t’a mbyllë gojën!

Sepse deri dje e ngriti në qiell e sot po e quan mostër!!

Po edhe çfarë pastaj?

Kjo është mënyra perfekte e manipuluesit ndaj viktimës! Mund të zgjasë me vite e vite ky tmerr!

Kështu ndodh gjithmonë!

Në çdo vend!

Shkencërisht e njohur!

 

Shoqëri e pashpirt, që qajnë 5 minuta kur çdo ditë një femër masakrohet nga i dashuri apo burri, ose kur bëjnë të verbrin e të shurdhuarin, kur dhuna psikologjike makabre që përjetojnë çdo ditë, i çojnë të hidhen nga ballkoni apo në rrotat e një makine, të vetëvriten…ose të ulin kokën e shpirtin e të marrin vetëm fryme, por pa qenë me njerëz!!

Janë ose të çmendura, ose nëse marrin guximin (rrallë ndodh) të denoncojnë mostrat, janë të paguara nga dikush!

Siç me akuzuan mua, sepse pata forcën të denoncoja!!

A e dini se pse ndodh kjo?

Sepse kanë harruar çdo të thotë kurajë për veten, çdo të thotë respekt për qenien njerëzore që ti je!

Kanë harruar që jetën t’a fali nëna dhe Zoti, s’ka të drejtë të t’a shkatërrojë e të t’a vjedhë askush!

SEPSE ESHTE E JOTJA!!

 

Perversët narsisikë nuk janë gjithmonë vrasës të drejtpërdrejtë, por vrasësit e drejpërdrejtë (ata që nuk kanë as pikën më të vogël të pendesës) janë gjithmonë perversë narsisikë!

Mua, akuzat për shitje apo blerje nga politika, nuk më bëjnë as ftohtë e as ngrohtë! Madje, as vakët fare! Po fare, fare!

Sepse kam kushtet e tilla, sepse jam e rrethuar me dashuri e me njerëz të vërtetë që më duan! Sepse jam në një shtet që më mbron me çdo mënyrë e me çdo mjet!

Sepse kam një jetë të mirë të siguruar me mendjen dhe djersën time!

 

Shumë prej simotrave të mia, nuk e kanë këtë luks.. Dhe durojnë e durojnë!

E duke parë që dikush si unë, denoncon publikisht e menjëherë akuzohet për shtiblerje, për kurvllik, për përfitim të turpshëm, mendojnë se ato vetë që s’kanë asnjë mbrojtje- me siguri s’do të kenë asnjë shans që dikush t’i besojë!

Dhe rrinë ashtu, të plagosura, të gjakosura, të izoluara, të fyera….

 

Për shoqërinë, kjo është një vrasje e paralajmëruar!

Më e frikshmja dhe satanikja, qëndron në faktin që edhe shumë gra bashkohen me këtë turmë vrastare… Ndoshta nga frika e pasqyrës së jetëve të tyre, ndoshta nga frika…

Por s’ka rëndësi! Një grua më pak a më shumë, s’i intereson askujt më tepër se 2 ditë! Do qajmë pak, do flasë pak Fevziu apo terci- verci e kaq.. iku tani!

Dhuna fizike vret!

Dhuna psikologjike vret po njësoj!

Mos heshtni!

Edhe sikur askush të mos ju besojë, keni bërë detyrën ndaj jetës tuaj!

MOS HESHTNI NDAJ DHUNES!!!