Dy vogëlushë nga Durrësi lypin në rrugë por gjithçka merr papritur rrjedhë...

Dy vogëlushë nga Durrësi lypin në rrugë por gjithçka merr papritur rrjedhë tjetër pas këtij takimi (VIDEO)

799
0

screenshot_314Dje në ditën e Bajramit jeta e një familjeje nga Durrësi ka ndryshuar tërësisht.

Dy fëmijë lypnin në rrugë derisa pranë tyre është ndalur Ervini dhe Jonida të cilët punojnë për mbrojtjen e fëmijëve.

Punonjësit janë njohur edhe me nënën e fëmijëve, Albanën. Gruaja nga Durrësi rrëfen se është nënë e 7 fëmijëve dhe se vuan për t’i ushqyer. “Unë kam 7 fëmijë, kemi dalë, kemi zgjat dorën për çapën e bukës”, rrëfen ajo para kamerave.

Pas këtij momenti, Shërbimi Kombëtar i Punësimit i ka ofruar nënës së 7 fëmijëve një punë në rrobaqepsi ndërsa fëmijët e saj janë regjistruar në kopësht dhe në shkollë.

“Tani kam një punë që të ushqej me bukë”, thotë gruaja nga Durrësi.

Për ministrin e Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, ky është kuptimi i vërtetë i festës së Bajramit.

“Kuptimi i festës së Bajramit është më shumë se gjithçka, ndihma për më të pamundurit, të qënit pranë njerëzve më në nevojë. Rasti i kësaj nëne nga Durrësi, është urimi më i mirë për këtë ditë !”