
Aktorja turke Hazal Kaya e cila u bë e njohur në rolin e Nihalit tek telenovela që mbante të gozhduar shqiptarët para ekranit ‘Dashuri e ndaluar’ së fundmi ka qënë në qëndër të mediave rozë.
Aktorja i dha fund beqarisë së saj me një dasëm madhështore në muajin shkurt të këtij viti me aktorin Ali Atay.
Së fundmi aktorja ka ndarë lajmin e bukur që është në pritje të fëmijës saj të parë.
Aktorja është shprehur se ajo dhe bashkëshorti i saj janë shumë të lumtur për pritjen e tyre të ëmbël.