Dy aksidente, humb jetën 42-vjeçari

Dy aksidente, humb jetën 42-vjeçari

356
0

Një tjetër aksident me vdekje. Gjatë natës në fshatin Senes, të Divjakës 42-vjeçari B.M duke drejtuar një mjet bujqësor zetor, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në kanalin anësor të rrugës. Përplasja ka qenë e fortë e për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkohë në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit” 39-vjeçari B.M, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Shperndaje