Duma: Ky vend i ka tejkaluar mallkimet e veta, në perëndim ruhet...

Duma: Ky vend i ka tejkaluar mallkimet e veta, në perëndim ruhet edhe një suva e rënë

522
0

Ndërsa, në vendin tonë, ish-deputetja shton se shqiptarët, me humbjen e Teatrit Kombëtar, ky vend i ka tejkaluar mallkimet e veta.

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një status në rrjetet sociale, Duma shkruan se perëndimi i ruan teatrot e vjetra me policë, madje duke ruajtur edhe një copë suvaje si dëshmie e historisë.

Ndërsa, në vendin tonë, ish-deputetja shton se shqiptarët, me humbjen e Teatrit Kombëtar, ky vend i ka tejkaluar mallkimet e veta.

Reagimi i plotë

Shqipëria, jo vetëm Tirana, lëngon sot shkërmoqjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe bashkë me të shkërrmoqjen me brutalitet të çdo norme që garanton liritë dhe të drejtat e qytetarëve! Në atë shesh miliarda kokrriza pluhuri po shpërbëjnë në ajër dhjetra e dhjetra vite energji të njerëzve që i dhanë shpirt shpirtit të shqiptarëve.

Ndërsa perëndimi i ruan teatrot e veta të vjetra me policë nga vizitorët e turistët; ruan dhe një copë suvaje të rënë si një copë historie të dëshmuar, barbarët kthejnë në pluhur historinë.

Prapë edhe prapë! Kush nuk di nga vjen mund ta çosh kudo; mund ta degdisësh në honet e dreqit.

Kush nuk di sa vlen mund ta shkatërrosh kurdo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot Shqipëria është zgjuar me një pjesë të vetes të zhdukur por historia e saj do të veprojë dhe do ta bërtasë ndryshe vrasjen passhpine. Për këdo që ironizon shqiptarët dhe historinë e tyre, me humbjen e teatrit kombëtar, i duhet kujtuar që ky vend i ka tejkaluar mallkimet e veta duke mbijetuar nga lashtësia duke u ringritur ndaj çdo fatkeqësie! Kështu do të ndodhë përsëri!

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.

Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.