“DUARARTËT” e deputetes socialiste Antoneta Dhima

“DUARARTËT” e deputetes socialiste Antoneta Dhima

4114
0

Është një nga deputetet e pakta të parlamentit shqiptar që promovon kulturën, traditën, bujqësinë e zonës ku ajo është deputete, në qarkun e Fierit. Antoneta Dhima, çdo javë sjell në rrjetin social FB, punën e fermerëve të fshatrave të ndryshëm, duke pasqyruar me foto kopshtet e tyre me pemë, tokat ku kultivojnë perimet, dhe punën e tyre të palodhur, duke i quajtur Duarartët. Ndryshe nga salla e parlamentit, apo politikat e përditshme, deputetja Dhima sjell punën e fermerit, vështirësitë, por edhe frutin e kësaj pune, duke përcjell edhe një mesazh të rëndësishëm: vëmendjen që kërkon fshati shqiptar dhe këta fermer. Në rubrikën që vet deputetja Dhima e ka cilësuar Duarartët sjell shembullin e Liljana dhe Agim Cepele. Ja cfarë shkruan në statusin e saj në FB: “Liljana dhe Agim Cepele janë dy nga njërëzit më punëtorë në fshatin Verbas, të Njësisë Administrative Zharrëz, të cilët cdo ditë i shërbejnë me shumë dashuri e përkushtim të mbjellave në kopshtin e tyre. Aty i gjen të gjitha: shumëllojshmëri frutash dhe perimesh duke filluar nga mollët, shegët, ftonjtë, dardhat, mushmollat, portokallet , limonat , manderinat, xinxifet, domatet, specat, patellxhanet, mashurkat e deri te ullinjtë. Uroj sa më shumë prodhime e begati në familjen Cepele”-shkruan deputetja Antoneta Dhima.