“Duam paret tona”, naftëtarët marshim-protestë në rrugët e Ballshit, vijon greva brenda...

“Duam paret tona”, naftëtarët marshim-protestë në rrugët e Ballshit, vijon greva brenda Uzinës

341
0

Ndërkohë që brenda Uzinës një pjesë e naftëtarëve që kanë rezistuar vijojnë grevën e urisë, dhjetëra të tjerë kanë nisur një marshim protestë në rrugët e qytetit të Ballshit.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se ata kërkojnë pagat e tyre, teksa iu kanë bërë thirrje dhe qytetarëve të tjerë dhe bizneseve të bashkohen.

 

“Hallet e naftëtarëve janë dhe hallet tuaja. Duam paratë tona”, kanë deklaruar ata. Naftëtarëve iu janë bashkuar dhe punonjësit e nënstacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem.