Dua Lipa kthehet e ‘artë’ nga Rusia (Foto)

Dua Lipa kthehet e ‘artë’ nga Rusia (Foto)

353
0

Festivali i këtij viti i ‘Evropa Plus’ i cili po mbahet në Moskë të Rusisë, ka mbledhur tri shqiptare në atë skenë. Janë Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Arilena Ara këngëtaret shqiptare që kanë performuar në ‘Evropa Plus’. Por, nga të trija ishte Dua ajo e cila është kthyer me një vlerësim të artë nga atje, pra ajo mori një pllakë të artë për lansimin e albumit të parë në treg. “E artë në Moskë” ka shkruar Dua sipër fotos në të cilën u shfaq pranë çmimit të artë, duke falënderuar ata që ndanë atë mirënjohje. Kujtojmë që në këtë festival ishte paraparë të merrte pjesë edhe Era Istrefi, por pjesëmarrja e saj është anuluar.