Drifting dhe përplasje e frikshme, apeli i policisë pas videos

Drifting dhe përplasje e frikshme, apeli i policisë pas videos

416
0

Policia e Shtetit ka postuar në profilin e saj të Facebook një video që tregon shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, të denoncuara nga qytetarët por edhe të hasura nga vetë policët. Në videon e mëposhtme shihni se si janë gjobitur shoferë që bëjnë drifting në rrugë, apo një aksident i frikshëm në një qendër të banuar. Policia ka një apel për të gjithë qytetarët.

NJOFTIMI I PLOTË

Tiranë

Syri qytetar dhe punonjësi i Policisë janë kudo.

Të bësh drifting, të qarkullosh me shpejtesi të lartë, veçanërisht në qendrat e banuara, apo në shëtitore aty ku luajnë fëmijët dhe qarkullojnë këmbësorët, janë veprime që cënojnë dhe rrezikojnë sigurinë e jetës në rrugë dhe njekohesisht shkelje që kushtojnë shumë 📸👮🏻.

“Sheh diçka, thuaj diçka”.