Dreka me Arbanën: Mirë që nuk më ndanë nga gruaja

Dreka me Arbanën: Mirë që nuk më ndanë nga gruaja

529
0

Një ditë më parë qarkulloi lajmi, se moderatorja Arbana Osmani mund të ishte e “përzgjedhur” e Ardit Gjebreas, për të drejtuar “Këngën Magjike”.

Spekulimet u hodhën ngë Revista Class, pas drekës së Arbanës me familjen e Gjebreas në Gjirin e Lalëzit, por që gjithmonë u la i hapur dyshimi, duke kërkuar një rikonfirmim nga palët.

Gjebrea ka reaguar për këtë situatë.  Ai ka publikuar në “Instastory” një foto ku hedh poshtë lajmet se ata të dy do të bashkëpunojnë bashkë për “Kënga Magjike”. Sipas Arditit, takimi i tyre ishte thjesht miqësor.

Hajde besoju këtyre. Shyqyr nuk thanë që ndahem nga gruaja. Po një drekë për qejf ishte mor aman, a mundet që miqtë e mirë të hanë një drekë jashtë pune? Apo duhet se s’bën të ketë diçka pas”, sqaron Arditi.