Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së zhvillon takim online me Guvernatorin e...

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së zhvillon takim online me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës

428
0

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete zhvilloi sot një takim online me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Fehmi Mehmeti. Në takimin e zhvilluar në një frymë vëllazërore u diskutua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të mbikëqyrjes efektive të tregjeve financiare. Z. Mete dhe z. Mehmeti biseduan për Kolegjet Mbikëqyrëse Rajonale në lidhje me grupet e sigurimit që ushtrojnë veprimtari në të dy shtetet dhe problematika të shfaqura nga subjekte të veçanta.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së diskutuan edhe për çështje lidhur me policat ndërkufitare, trajtimin dhe pagesat e dëmeve, zhvillime në fushën legjislative të sigurimeve, etj.

Gjithashtu u ra dakord për të avancuar me nënshkrimin e marrëveshjes së re të bashkëpunimit mes Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në funksion të mirërregullimit të tregjeve nën mbikëqyrje.