Drama nuk ndalet! Bora i dërgon sërish mesazhe Donaldit

Drama nuk ndalet! Bora i dërgon sërish mesazhe Donaldit

275
0

Trekëndëshi i krijuar në mes këngëtares kosovare, Beatrix Ramosaj, aktorit, Donald Veshaj dhe moderatores, Bora Zemani ka ‘pushtuar’ mediat rozë.Bora disa herë përmes emisionit të cilin e udhëheq, i ka dërguar mesazhe Donaldit, e që një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi.Takimi i një çifti në “Për’puthen” nuk shkoi edhe aq mirë, e për të cilin kishte disa fjalë edhe moderatorja. “Pa u sqaruar deri në fund gjërat nuk ecet përpara”, u shpreh Bora duke cituar fjalët e opinionistit, Arjan Konomi, i cili poashtu kishte hedhur ‘kunja’ në kohën kur u zyrtarizuar lidhja e Donaldit me Beatrixën. Kujtojmë që në javën e dytë në shtëpinë e famshme hyri moderatorja ku takoi ish të dashurin e saj, Donaldin, e që u pajtuan se do të sqaroheshin porsa të dilte ky i fundit nga reality-show.