Dosja/ Si u shantazhua e mitura në Kavajë, ngjarja u fsheh për...

Dosja/ Si u shantazhua e mitura në Kavajë, ngjarja u fsheh për 5 ditë

438
0

Zbardhet dosja e Gjykatës në Durrës e cili vendosi masat e arrestit në burg për 7 të mitur që kryen marrëdhënie sekueale me 13-vjecaren, të gjithë nxënës të shkollës ‘Rilindja’ në Kavajë. Në dosje e cila bazohet mbi dëshmitë e personave të përfshirë në ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik, thuhet se e mitura është afruar me një shok klase përmes Instagramit, në fillim të vitit shkollor, shtator 2018.

Referuar dosjes, e cila ndërton të gjithë kronologjinë e ngjarjes të nisur në shtator të vitit të kaluar, e mitura ka nisur komunikimin me shokun e saj të klasës lidhur me një ese, ndërsa po përmes bisedave në rrjetet sociale ato janë afruar më shumë njëri tjetrin. Në tetor në ditën e lindjes së tij, djali i ka kërkuar vajzës të kryejnë marrëdhënie seksuale, moment i cili është filmuar përmes telefonit nga 14 vjecari. Përmes videos djemtë i kanë bërë shantazh të miturës, për të kryer marrëdhënie seksuale, ose në të kundërt do të përhapnin videon duke vënë në dijeni përndërit e saj dhe mësuesen. Në dosje thuhet se 14-vjecari u ka marrë para djemve të tjerë para për të blerë lojëra elektronike.

Prej tetorit e deri në janar, e mitura ka qënë nën shantazhin e djemve, duke pranuar të kryejë marrëdhënie me ta, nga frika se video do të përhapej edhe te prindërit e mësuesja kujdestare. Të vetmit që kanë reaguar në këtë histori janë shoku i bankës së vajzës, i cili edhe pse ishte pjesë e grupit të djemve, i sugjeroi asaj t’iu tregonte prindërve, ndërsa sanitarja e shkollës që ishte nëna e ketij djali, zbuloi në telefonin e këtij të fundit sms-të e djemve, dhe njoftoi mësuesen.

 

Duke shfletuar dosjen e gjykatës shihet një tjetër fakt i rëndë, sipas të cilit mësuesit, drejtuesit e shkollës dhe psikologia kishin dijeni për ngjarjen e rëndë të paktën 5 ditë përpara se familja e vajzës të bënte denoncimin në polici. Ata janë mjaftuar vetëm me informimin e nënës dhe takimin me të.

 

“Të premten e javës përpara se të bënte kallëzimin penal ( 25.01.2019 ) mësuesja kujdestare, shtetasja M.B, e ka pyetur se çfarë marrëdhënie kishte ajo me A dhe pasi e mitura ia ka treguar të gjitha mësuesja kujdestare ka njoftuar nënën e të miturës dhe ia ka treguar të gjitha në prani të drejtoreshës dhe psikologes së shkollës. Po kështu të dielën në drekë e ka marrë në telefon mësuesja kujdestare dhe pasi ka shkuar në shkollë me nënën e saj është takuar me mësuesen kujdestare, psikologen e shkollës, drejtoreshën e shkollës dhe drejtoreshën e arsimit. E mitura ka deklaruar gjithashtu se për shkak të kësaj ngjarje ka tentuar të bëjë edhe vetëvrasje” – thuhet në dosje.

 

Pra, kallëzimi në polici i vajzës është kryer 5 ditë me vonesë. Dy ditë pasi është vënë në dijeni, mësuesja ka thirrur sërish vajzën bashkë me nënën e saj, për të shkuar në shkollë ku është takuar me të, psikologen, drejtoreshën e shkollës dhe drejtoreshën e arsimit, por sërish denoncimi në polici nuk ka ardhur. Denoncimi në Komisariatin e Policisë në Kavajë është kryer më 29 janar 2019.