Donaldi dhe Romeo në lot, Top Channel iu bën surprizën e jetës!...

Donaldi dhe Romeo në lot, Top Channel iu bën surprizën e jetës! Bëhuni gati për një super emision

213
0

Patën pak sekonda për të përshëndetur njëri tjetrin dhe Trixa i tha nga studio: “Aj lovju shumë, m’ka marrë malli shumë shumë shuuuumë fare, të kam zemër”. Donaldi qeshi dhe ia ktheu, “të kam shpirt”, ndërkohë që ai merr surprizën për emisionin që do nisë në Top Channel me të vëllain.

Top Channel u dha mundësinë dy vëllezërve Veshaj të kenë emisionin e tyre në këtë kanal. “Më li të flas”, së shpejti në prime timë në një kanal kombëtar.

Shumë emocion i fortë, tha Donaldi. E dija që Romeo po përgatiste diçka, mezi po pres, nuk e di si e ka strukturuar por do të jetë diçka shumë e bukur dhe shumë e fortë.

Të them të drejtën, unë me Romeon kam dashur të bëj gjithmonë diçka në Top Channel, është kënaqësi shumë e madhe. Mendoja se “më li të flas” do ishte titulli që ai do kishte propozuar.

Gjithë promon e ka xhiruar Romeo i cili ka luajtuar edhe rolin e vëllait të tij binjak. Këtë e preçizoi Arbana para se të fillonin “teoritë konspirative” për mediat, tha ajo.

Një surprizë e bukur për vëllezërit Veshaj, një dhuratë e merituar. Mezi po presim të shikojmë emisionin e tyre në një kanal prestigjioz si Top Channel.