Dokumenti/ Ish-deputeti: Rrezikojmë edhe përjashtimin nga NATO, ja ç’po ndodh…

Dokumenti/ Ish-deputeti: Rrezikojmë edhe përjashtimin nga NATO, ja ç’po ndodh…

315
0

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka publikuar një dokument zyrtar për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ky është raporti i bërë me urdhër të Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, që mban numrin 231 me datë 19/02/2019.

Në këtë gjendje mund të themi se vendi ynë sot është i pasigurtë, siguria kombëtare sot është në mëshirë të fatit dhe ne si shtet, na rrezikohet edhe anëtarsimi në NATO, për shkak të degradimit total të FA, degradim i cili ka ardhur si shkak i korrupsionit dhe interesave të ngushta,shkruan Balliu.

Sipas tij, sot ushtarakët paguhen me rroga qesharake dhe Forcat e Armatosura në Shqipëri marrin rrogat më të ultat në rajon.

“Sipas raportit të Ministrisë së Mbrojtjes, mungesa totale e motivimit, degradimi moral, psikologjik dhe ekonomik ka sjellë këtë gjendje dramatike. Raporti tregon se 80% e Forcave të Armatosura me grada të ulta do të të largohen.

Ndërkaq, sot nota mesatare për rekrutimin e oficerëve aktivë, është ulur në 5 nga 8 që ka qenë, për hir të interesit dhe mungesës së konkurencës, duke ulur ndjeshëm cilësinë.

Sot ka një rënie të numrit të specialistëve si pilot, artilier, teknik helikopteri, motoris anijeje, kimist mekanik etj. Është e paprecedentë që nevojat për rekrutim të FA të jenë më të larta se sa regjistrimet”, shkruan ish-deputeti.