Dogjën për së gjalli studenten 19-vjeçare, denim  me vdekje  për 16 persona...

Dogjën për së gjalli studenten 19-vjeçare, denim  me vdekje  për 16 persona në Bangladesh

1040
0

Një gjykatë në Bangladesh ka dënuar me vdekje 16 persona për vrasjen e një studenteje.  Nusrat Jahan Rafi, 19 vjeç, vdiq në prill në Feni, një qytet i vogël.

Vdekja e saj ishte makabre pasi u zhyt në vajguri dhe u dogj për së gjalli. Ngjarja e rëndë ndodhi pasi 19-vjeçarja nuk pranoi të tërhiqte denoncimin që kishte bërë për ngacmin seksual ndaj një mësuesi.

Vrasja e saj tronditi vendin dhe çoi në një seri protestash që kërkojnë drejtësi për Nusrat.

Hetimi për vdekjen e Nusrat zbuloi një komplot për të heshtur atë që përfshinte vetë shokët e saj të klasës dhe një numër burrash të fuqishëm nga brenda komunitetit.

Tre mësues, duke përfshirë drejtorin, Siraj Ud Doula, të cilët policia thonë se urdhëruan vrasjen nga burgu pasi ai u arrestua nën dyshimin e ngacmimit, u gjetën fajtorë nga gjykata të enjten. Dy të pandehurit e tjerë të dënuar, Ruhul Amin dhe Maksud Alam, janë drejtuesit lokalë të partisë në pushtet Aëami League.

Gjatë seancës disa nga të pandehurit që u dënuan me vdekje shpërthyen në të qara, duke bërë thirrje se ishin të pafajshëm. Mirëpo, gjykata mori vendimin ndaj tyre, duke i dënuar me vdekje.

Ngacmimet seksuale në institucionet arsimore të Bangladeshit, përfshirë medrese si ajo që Nusrat ndoqi, është e përhapur, ndërsa kostoja e të folurit është e lartë.