‘Do vë buqetë me lule tek varri i Ramiz Alisë’, Ilir Meta...

‘Do vë buqetë me lule tek varri i Ramiz Alisë’, Ilir Meta kërcënon të gjithë: Do marr mediet botërore

404
0

Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar se nëse palët politike nuk reflektojnë do të ftojë të gjitha mediet botërore dhe do të shkojë te varri i Ramiz Alisë për të çuar një tufë me lule.

 

Ai është shprehur se kështu do të tregojë edhe përgjegjësinë e tij që ka ndaj vendit.

 

“Nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme kushtetuese. Nuk është as legjitime që të marrësh bashkinë e Kavajës , e 6%, apo të Shkodrës dhe Kamzës. Kanë marrë të gjitha Këshillat Bashkiak. Kjo është skandaloze. Kjo nuk dëmton vetëm qytetarët shqiptarë që përkrahin opozitën dhe për këtë situatë opozita ka një përgjegjësi të madhe por nuk dua të merrem me këtë sot. Le t’ja kursejmë vendit tonë këtë situatë jonormale. Ka qenë një krizë e fortë dhe e thellë . Unë mendoj se kjo mund të zgjidhjet. Nuk besoj në zgjedhje te shpejta brenda një ditë. Hapi i parë është zbatimi i dekretit të shtetit për zgjedhjet 30 qershorit. Përndryshe do të shkoj të ftoj të gjitha mediet botërore dhe të shkoj te varri i Ramiz Alisë nëse palët politike nuk reflektojnë. Tregoj përgjegjësinë time“, u shpreh Meta.