Do të ketë borë nesër në Tiranë? Flet sinoptikania

Do të ketë borë nesër në Tiranë? Flet sinoptikania

541
0

Sinoptikania Adiola Bani ka thënë se ditën e nesërme pjesa më e madhe e territorit do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës. Bani tha se duke nisur nga sot pasdite do ketë reshje bore në zonat veriore dhe në jug. Sa i përket kryeqytetit, sinoptikania u shpreh se nuk do ketë reshje bore, ndërsa duke nisur nga e hëna pasdite do ketë një rritje graduale të temperaturave. “Në fakt duke filluar nga dita e sotme kemi pasur reshje më shumë të fokusuara në zonat malore dhe në jug. Reshjet do jenë edhe ditën e nesërme në pjesën më të madhe të vendit. Në Tiranë nuk do i shijojmë reshjet e dëborës fatkeqësisht. Temperaturat e ulëta pritet të vijojnë deri të hënën. Nga e hëna në mesditë do kemi një rritje graduale të temperaturave dhe muaji shkurt do të mbyllet i tillë.  Muaji mars pritet të jetë i ngrohtë”- tha sinoptikania.