“Do të jeni ortakë në burgun e Peqinit”, kë paralajmëron deputeti

“Do të jeni ortakë në burgun e Peqinit”, kë paralajmëron deputeti

370
0

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi akuzoi mazhorancën, se pjesë e saj janë njerëz që nuk kanë lidhje me gjyqësorin dhe prokurorinë. Sipas tij, halli që kanë me presidentin Meta, është hall i disa personave që rrezikohen nga burgu.

Ku e gjeni sigurinë që reforma në Drejtësi është vetëm për pjesën tjetër dhe jo për ju? Mendoni se keni virgjëri në 6 vjet qeverisje? Keni bërë një trupë Vettingu KPK dhe SPAK me individë që shkarkojnë gjyqtarë dhe prokurorë pse është ndërtuar një shtëpi në ‘96 dhe lënë në detyrë ish-sigurisma që kanë dënuar njerëz pse kanë sharë Enverin?

Hallin që keni me presidentin e Republikës, është halli i disa individëve që shumë shpejt do të jenë ortakë apo banorë të ndonjë burg të famshëm a të Reçit apo Peqinit, apo të ndërtojë ndonjë të vetin si Escobari. Kjo pjesë që është sot këtej (opozita e re) nuk i bie në mend vettingu, pasi kokërr karameleje nuk kanë marrë”, tha Murrizi./Gazeta Liberal

Shperndaje