“Do ju grisen brekët nga p*rdhët!” Aurela Gaçe ka dy fjalë për...

“Do ju grisen brekët nga p*rdhët!” Aurela Gaçe ka dy fjalë për njerëzit që mburren dhe vishen kështu

510
0

Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe ka dhënë një mesazh për njerëzit që mburren dhe tregojnë emrat e markave të rrobave që veshin.

Aurela shprehet se të veshës emrin e markës dhe ta nxjerrësh atë në pah është varfëri shpirtërore e atyre personave që deri dje nuk kanë pasur bukë për të ngrënë.

Në postimin e saj në Instagram, këngëtarja vlonjate thotë se i referohet “p*rdhacëve” të fshatit tonë, ndërsa me ironi u thotë atyre që të derdhin ujin e fasuleve ndryshe do t’ju grisenbrekët.

“Mundohem të mos i gjykoj njerëzit dhe gjej nga një justifikim për veprimet e tyre, por këta që nxjerrin akoma në pah firmat e rrobave, më duket se nuk dinë të gëzojnë plotësisht paranë që me ‘mund’ kanë mbledhur. Të mburresh akoma me emrin që ke veshur më duket kaq varfëri. Shpirtërore, sigurisht. Nejse… Do thoni ju, po mirë, ka mundësi dhe pse jo? Po, po dakord, vetëm se fakti që e tregon më bën të qesh. Mendoja se kishte rënë pak fluksi i pordhacëve bosh të këtij fshatit tonë madhështor, ku paradën e bëjnë pikërisht ata që dje mbase edhe buka u mungonte. (Kjo është pikërisht edhe arsyeja që sot tregojnë). Ka shumë të pasur që kurrë nuk u mësuam se çfarë veshin, çfarë hanë, ndoshta ngaqë ata janë bërë të pasur falë pasioneve, në kundërshtim nga këta tanët që pasion kanë lekun. (Ta gëzojnë vetëm të mos harrojnë fasulet… T’i ziejnë e ta derdhin ujin e parë, se përndryshe do ju grisen brekët nga p….)”.