“Do çohem nga paneli po e ftuat!”, Rezart Veleshnja i revoltuar me...

“Do çohem nga paneli po e ftuat!”, Rezart Veleshnja i revoltuar me aktorin e njohur: Ai as shkollë nuk ka

505
0

Rezart Veleshnja ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria live”, për të ftuar mbi temën Kinematografia sot: Art apo Komercializëm”. Duke folur për kinemanë, prezantuesit lajmëruan se do të bëjnë një lidhje live me Drilon Hoxhën, por Rezarti është shprehur kundër kësaj, duke thënë se do të detyrohej të çohej dhe të largohej nga paneli nëse ai do të ishte prezent.

“Nga Zamira Kita na çuat te Drilon Hoxha. Po Drilon Hoxha është nuk ka as shkollën as asgjë, të paktën ne e kemi mbaruar një akademi, kemi për çfarë të flasim. Tani filma mund të bëjë dhe një komshi te lagjja, po e ulim nivelin e bisedës fare. Jemi përballë një profesori, po më detyron të çohem nga paneli…është një njeri pa asnjë lloj backgroundi”, u shpreh Veleshnja.