Djali i çiftit Haradinaj nis gjimnazin, anita: do të jem aty edhe...

Djali i çiftit Haradinaj nis gjimnazin, anita: do të jem aty edhe kur ti nuk do

482
0

Në Kosovë  ka filluar viti i ri shkollor 2019-2020. Kjo e sotmja është një ditë e veçantë për kryeministrin e dorëhequr, Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten e tij, Anita.

Djali i tyre, Gjini sot nis gjimanzin. Është Anita ajo e cila ka publikuar fotot teksa shihet se ka shoqëruar djalin në shkollë, bashkë me Haradinajn.

‘Sot filloi viti i ri shkollor! Urime nxenes, ju prift e mbara! E Gjini sot mori epitetin “gjimnazist”, sot nisi nje kapitull i ri! Urime Nanush, do te jem aty edhe kur ti nuk don’, shkruan Anita.

Ndërkohë, nuk ka munduar një dedikim edhe nga vetë Haradinaj. Ky i fundit ka përcjellë një mesazh edhe për të gjithë nxënësit në Kosovë që sot ulen në bankat e shkollës.

‘Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin “Loyola”. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane. Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkëudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor’, shkruan Haradinaj.