Ditari i udhëtimeve të Sokol Ballës; “Në 26 vite kam vizituar 110...

Ditari i udhëtimeve të Sokol Ballës; “Në 26 vite kam vizituar 110 shtete”

425
0

RRJETET SOCIALE të ofrojnë mundësinë të njohësh pasionet e personazheve të rëndësishme të medies, pasione që nuk do të mund t’i zbulonim asnjëherë nën petkun e kostumit serioz të profesionit, veçanërisht nëse ata janë të rezervuar e nuk flasin për jetën private në programe apo intervista jashtë kornizave të aktualitetit politik.

 

Për herë të parë, ai pranoi të ndante me “Living” pasionin e tij më të madh: atë për udhëtimet dhe eksplorimin e kulturave të ndryshme të botës. Ai ka shkelur në 110 shtete, pothuajse aq vende sa e kanë njohur Kosovën si shtet. Djali i tij e quan “aventurier i pakorrigjuar i udhëtimeve”, pasi ka njëzet e gjashtë vjet që udhëton pareshtur. Edhe buxheti i tij për udhëtimet zë një pjesë të rëndësishme të shpenzimeve mujore.