Dita Ndërkombëtare e Romëve, Hysni Sharra: Komuniteti rom, i papërfshirë në...

Dita Ndërkombëtare e Romëve, Hysni Sharra: Komuniteti rom, i papërfshirë në vendimmarrje

207
0

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, kandidati për kryetar të Bashkisë Vlorë, i  koalicionit “Bashkë fitojmë”, Hysni Sharra thekson se kjo ditë e gjen këtë komunitet të papërfshirë në vendimmarrje.  Në një reagim në rrjetin social FB, zoti Sharrra shprehet se ‘ky komunitet i nderuar, në bashkinë e qeverisur nga ne, do të gjejë zgjidhje për problemet e shumta dhe jo fjalë boshe siç është bërë gjithë këto vite’.

Reagimi i plotë

Këtë vit, 8 prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, e gjen këtë komunitet të papërfshirë në vendimmarrje.

Në takimet me përfaqësues të këtij komuniteti, politikat mbështetëse ndaj tyre nuk zbatohen.

Në programin tonë qeverisës, vëmendja ndaj këtij komuniteti do të jetë maksimale, për të trajtuar me ndihmën e nevojshme familjet në vështirësi, të orientojmë drejt shkollës fëmijët në kushte rruge, të angazhojmë dhe trajtojmë me prioritet kryefamiljarët në moshë pune.

Ky komunitet i nderuar, në bashkinë e qeverisur nga ne, do të gjejë zgjidhje për problemet e shumta dhe jo fjalë boshe siç është bërë gjithë këto vite.

Në vizionin tonë bashkia e Vlorës, do të jetë një derë e hapur për ta dhe për të gjitha pakicat etnike.

Do të punojmë së bashku për një qytet që na përket!