Dita e kuzhinës ruse, ambasadori Karpushin: Rusët e ndiejnë veten të mirëpritur...

Dita e kuzhinës ruse, ambasadori Karpushin: Rusët e ndiejnë veten të mirëpritur në Shqipëri

580
0

Popujt dhe vendet njihen ndërmjet tyre përmes historisë, traditës, kulturave të tyre të ndryshme, por edhe kulinarisë dhe kuzhinës. Për të njohur më shumë kuzhinën dhe gatimet ruse, më datë 25 maj, u mbjat në Tiranë eventi Dita e kuzhinës ruse, ku të pranishmit shijuan gatimet e përgatitura nga një kuzhinier shqiptar dhe studentët e akademisë kulinare “Neranxi”. Por mastershefi i recetave dhe gatimeve ishte bashkëshortja e ambasadorit rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin. Vet ambasadori i pranishëm në këtë aktivitet tha se aktivitete të tilla na ndihmojnë të njohim më mirë njëri-tjetrin, traditat, si dhe të forcojmë marrëdhëniet mes vendeve. “Rusët e ndiejnë veten të mirëpritur në Shqipëri, ashtu sikurse edhe shqiptarët në Rusi”-tha Karpushin. Ai falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e ditës së kuzhinës ruse. Gjatë aktivitetit u shpërndanë edhe certifikata nga ambasadori Karpushin për studentët e akademisë kulinare “Neranxi”.

Më pas, të pranishmit provuan dhe shijuan kuzhinën tradicionale ruse: pelmeni, borshç, blini (krepa), pirozhki, hollodec dhe shumë të tjera.