DITA E 15-të e GREVËS SË URISË, naftëtarët e Ballshit me pankarta...

DITA E 15-të e GREVËS SË URISË, naftëtarët e Ballshit me pankarta në duar marshojnë drejt bashkisë së qytetit

342
0

Naftëtarët e Ballshit prej 15 ditësh janë futur në grevë urie, pasi kërkojnë pagat e tyre dhe rikthimin në punë. Edhe pse prej dy javësh ata janë në grevë ende nuk ka pasur një zgjidhje, për problemin e tyre. Ata janë shprehur se ende nuk ka asnjë reagim, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar. Mëngjesin e sotëm naftëtarët me pankarta në duar kanë marshuar drejt bashkisë së qytetit.

Ditë më parë kemi parë edhe grevistë të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, pasi kanë pasur probleme me tensionin dhe janë të dehidratuar për shkak të mungesës së lëngjeve, ndërsa ditën e djeshme 3 naftëtarë kanë lënë grevën dhe janë dërguar me urgjencë në spital.