Dirigjenti i famshëm shqiptar shërohet nga covid-19: Falenderoj mjekët dhe miqtë për...

Dirigjenti i famshëm shqiptar shërohet nga covid-19: Falenderoj mjekët dhe miqtë për vullnetin që më dhanë

466
0

Dirigjenti i famshëm shqiptar shërohet nga covid-19: Falenderoj mjekët dhe miqtë për vullnetin që më dhanë

Dirigjenti i famshëm shqiptar Edmond Doko ka qenë në listën e personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë, dhe tashmë ka lënë spitalin pasi është shëruar.

 

Është vetë dirigjenti Doko ai që konfirmon lajmin, ndërsa njofton në profilin e tij në Facebook se tashmë është shëruar dhe është kthyer në shtëpi. Ai falenderon mjekët për kujdesin dhe miqtë për mesazhet dhe vullnetin që i kanë dhënë gjatë ditëve kur ishte i shtruar, për të përballuar covid-19.

 

“Më në fund në shtëpi. Faleminderit shumë dhe mirënjohje pa masë për stafet e Cov 1 dhe Cov 2. Faleminderit të dashur kolegë, miq, të afërm dhe familjarë, që me interesimin tuaj më shtuat forcën, kurajon, vullnetin dhe besimin në përpjekjet për përballimin me sukses të betejës me sëmundjen. Për çdo të mirë uroj dhe lutem për të gjithë”, shkruan dirigjenti shqiptar Edmond Doko.

 

Postimi i dirigjentit Doko:

Screenshot_11.jpg