Digjen tre makina gjatë natës tek Uji i Ftohtë në Vlorë

Digjen tre makina gjatë natës tek Uji i Ftohtë në Vlorë

378
0

Qyteti i Vlorës është zgjuar sërish me djegie makinash. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se tre automjete janë djegur gjatë natës në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Mësohet se fillimisht është djegur një automjet tip Smart dhe më pas dy mjete të tjera që ishin pranë.

 

Informacion paraprak

Më datë 26.01.2019, rreth orës 01:58, në lagjen “Ujë i Ftohtë” automjeti tip “Smart” ka marrë flakë, ku si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe 2 automjete të tjera të markave “Audi” dhe “Landrover” në pronësi të shtetasit E.H. Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.