Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

405
0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -6°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 01°C në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 03°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -5°C në 2°C dhe në zonat e ulëta nga -3°C në 05°C.