Dhurata nga OLIGARKU rus? Elvana zbret nga “Benzi” super luksoz që mban...

Dhurata nga OLIGARKU rus? Elvana zbret nga “Benzi” super luksoz që mban emrin e Ziad Manasir, burri që ka 1.1 miliardë $ (Foto)

858
0

Por syrit tonë të mprehtë nuk i shpëtoi një detaj nga makina “Benz”, nga ku zbriti Elvana, siç shihet edhe në foton e publikuara nga vetë ajo. Dhe është pikërisht emri i një prej manjatëve arabë që kanë vënë një pasuri të çmendur në Rusi.

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka publikuar së fundmi një foto në rrjetet sociale. E veshur me koleksionin e dizajneres italiane Alberta Ferreti, Gjata shkoi në eventin “Class Event”, ku u bë prezantimi i koleksionit të fustaneve gala, të stiluara nga Valdrin Sahiti.

Por syrit tonë të mprehtë nuk i shpëtoi një detaj nga makina “Benz”, nga ku zbriti Elvana, siç shihet edhe në foton e publikuara nga vetë ajo. Dhe është pikërisht emri i një prej manjatëve arabë që kanë vënë një pasuri të çmendur në Rusi.

“Ziyad Manasir,”- shkruhet me ngjyrë të bardhë buzë derës së pasme të mjetit luksoz në ngjyrë të zezë.

 

Foto e publikuar nga Elvana Gjata

 

Ziyad Manaseer (Manasir) është CEO i “Manaser Group”, një kompani që ka zënë vend në fushën e ndërtimeve, rikonstruktimeve dhe të karburanteve, si një prej më cilësoreve.

 

Manaseer njihet edhe si një olikarg rus dhe është listuar nga revista “Forbes“, në vitin 2015 krah bilionerëve me një pasuri prej $1.1B.

 

Ai lindi në Jordan dhe shkoi në Rusi si një student, e tashmë nga aty udhëton në të gjithë botën me jahtet e tij private dhe superluksoze.  Manasir e nisi karrierën e tij me blerjen e shitjen e kompjuterave dhe makinave, ndërsa më vonë filloi të tregtonte fosfor të verdhë, lëndë druri dhe produkte të naftës. Në mesin e viteve 1990 ai bleu një fabrikë ndërtimi në Tyumen dhe filloi ndërtimin e banesave për punëtorët e Gazprom atje.