Dhunohet monumenti i Azem Hajdarit në mes të Tiranës

Dhunohet monumenti i Azem Hajdarit në mes të Tiranës

390
0

Mund të konsiderohet skandaloze ajo që ka ndodhur te monumenti i Azem Hajdarit në Tiranë. Në një foto të publikuar nga gazeta “Panorama” në faqen e saj online shihet që dikush ka shkruar mbi këtë monument fjalët “Rroftë shoku Enver”. Ky monument është ngritur në vendin ku Hajdari u ekzekutua në vitin 1998. Nuk dihen ende autorët e kësaj ngjarje, por kjo parullë është shkruar jo pa qëlllim në monumentin e një prej njerëzve që ka një kontribut të veçantë në ndryshimet demokratike në Shqipëri.