Dhuna ndaj Sahit Dollapit, Rama: Veprimi i 2 efektivëve i tepërt, por...

Dhuna ndaj Sahit Dollapit, Rama: Veprimi i 2 efektivëve i tepërt, por i mirëkuptoj

438
0

Ashtu si ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj edhe kryeministri Edi Rama kritikoi dhunën e ushtruar nga punonjësit e policisë ndaj sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi.

 

Në një konferencë për shtyp nga Kryeministria, Rama u shpreh se veprimi i tyre ishte i tepërt, por sipas tij i mirëkupton punonjësit e policisë.

 

“Po padyshim do të kishte qenë perfeksion i gjithë qendrimi i Policisë së Shtetit dje në 7 orë sulme nëse në ato 2-3 sekonda dy punonjës policie nuk do kishin goditur me shkop gome dikë që i iku policisë me vrap. Ai që ikën me vrap ka një arsye dhe më lejoni të them se në vende me demokraci të konsoliduar më shumë se e jona do e kishte pësuar shumë më keq. Mos harroni të veprosh në ato kushte, të jesh nën flakë dhe nën gurë dhe nën një presion shtazarak për 7 orë nuk është gjëja më e kollajshme dhe nuk janë kushtet më optimale për të pasur qetësi në cdo moment dhe unë i mirëkuptoj edhe aty a dy punonjës policie që bën një veprim të tepërt padyshim. Por të tepër kur e shikojmë ne nga ekrani. Ama turp më të madh dhe hipokrizi dhe përqeshje më të madhe me shqiptarët sesa atë incident në aspektin teknik dhe etik ta kthesh në një histeri për të provuar se në 7 orë ishte policia shkaktarja e asaj që pamë, nuk ka”, tha Rama.

 

Më shumë nga fjala e kryeministrit:

 

Të gjithë i patën sytë të mbërthyer tek ekranet dhe faqet e lajmeve si rezultat i gjithë asaj u shfaq mbrëmë në formën e një manifestimi zinxhir dhune. Më duket se e para është që të ruajmë qetësinë, vetëpërmbajtjen dhe padyshim vendosmërinë për të mos lejuar që një grupim i udhëhequr nga verbëria e dëshpërimi të influencojë më shumë seç duhet në mënyrën tonë të të jetuarit. Së dyti dua që të shpreh që në fillim solidaritetin më të madh dhe respektin më të thellë për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit. Kanë treguar një profesionalizëm për tu admiruar dhe kanë vendosur një standart të ri për historikun e uniformave blu. Mendoj se sot për shkak të histerisë me të cilën organizatorët e manifestimit të dhunshëm por edhe disa media e trajtuam incidentin me një nga organizatorët kryesorë të dhunës më detyron ti kujtoj se kjo godinë përpara pak kohësh në vitin 2011 nuk u qëllua me asnjë guriçkë dhe jo më me bomba dhe me zjarr dhe nga kjo godinë u urdhërua vrasja e 4 protestuesve, u urdhërua shkrehja e karikatorëve të kallashnikovëve mbi protestuesit, u plagosën mbi 40 persona me plumba vdekjeprurës dhe pastaj u turr e gjitha trupa e FNSH dhe arriti të futet deri te kulla përballë dhe arriti të ngjitet nëpër kate duke masakruar këdo që i doli persona. Mbi 139 persona të dëmtuar nga dhuna. Kemi mbajtur njerëz nëpër shpia sepse ishin të trembur që të shkonin në spital, një person që s’dua tja sjell emrin i përfshirë krejt pa lidhje nga ajo valë dhune asokohe pronar i një televizioni ka shkuar jashtë shtetit dhe është kuruar për brinjët e thyera. Ia kujtoj këto shqiptarëve, jo atyre që kanë vendosur të mos dëgjojnë.

 

Po padyshim do të kishte qenë perfeksion i gjithë qendrimi i Policisë së Shtetit dje në 7 orë sulme nëse në ato 2-3 sekonda dy punonjës policie nuk do kishin goditur me shkop gome dikë që i iku policisë me vrap. Ai që ikën me vrap ka një arsye dhe më lejoni të them se në vende me demokraci të konsoliduar më shumë se e jona do e kishte pësuar shumë më keq. Mos harroni të veprosh në ato kushte, të jesh nën flakë dhe nën gurë dhe nën një presion shtazarak për 7 orë nuk është gjëja më e kollajshme dhe nuk janë kushtet më optimale për të pasur qetësi në cdo moment dhe unë i mirëkuptoj edhe aty a dy punonjës policie që bën një veprim të tepërt padyshim. Por të tepër kur e shikojmë ne nga ekrani. Ama turp më të madh dhe hipokrizi dhe përqeshje më të madhe me shqiptarët sesa atë incident në aspektin teknik dhe etik ta kthesh në një histeri për të provuar se në 7 orë ishte policia shkaktarja e asaj që pamë