Deti Adriatik me një përqindje të ulët rekord të zonave të mbrojtura,...

Deti Adriatik me një përqindje të ulët rekord të zonave të mbrojtura, nevojitet veprim i menjëhershëm

362
0

Dr. Andrej Sovinc është profesor slloven nëuniversitet në Fakultetin e Matematikës, Shkencave të Natyrës dhe Teknologjive të Informacionit të Universitetit të Primorskës, i cili jep mësim lëndët si Ruajtja e Ekosistemeve Tokësore dhe Zonat e Mbrojtura dhe Përdorimi i Qëndrueshëm në Departamentin e Biodiversitetit. Ai është autor i një sërëlibrash dhe një nga ekspertët kryesorë të mjedisit në Evropë. Ai ka përvojë të gjerë në planifikimin, krijimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura /vendeve të“Natura 2000” dhe në restaurimin e habitateve. Gjithashtu, ai ka qenë aktiv në ruajtjen e natyrës në nivel ndërkombëtar, ku për shembull, ka koordinuar Planin Evropian të Veprimit të BNRN (BNRN është Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) dhe që nga viti 2012 ai ka koordinuar një rrjet evropian prej më shumë se 700 ekspertësh në kuadër tëKomitetit të BNRN për Zonat e Mbrojtura.

Dr. Sovinc, një lektor shumë i respektuar dhe bashkëbisedues i këndshëm, iu prezantoi palëve të interesuara të EUSAIR për rajonin e Adriatikut dhe Jonit, përgjegjës për cilësinë e mjedisit një studim të titulluar “Analiza e Zonave të Mbrojtura Detare në EUSAIR dhe Propozime për Masat Korrigjuese”.Aktiviteti ofroi mundësinë e zhvillimit të një interviste me Dr. Sovinc, e cila zbuloi gjendjen alarmante të deteve në botë, me detet brenda rajonit tëAdriatikut dhe Jonit, të cilët nuk bëjnë përjashtim. Këta të fundit kanë pjesën më të ulët të zonave të mbrojtura ndërmjet të gjithë deteve rajonale në rajonin e Mesdheut.

 

 

***

Ruajtja dhe menaxhimi i qëndrueshëm i mjedisit detar kërkohet ose rregullohet me anë të një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare dhe detyrimesh ligjore. Këtu përfshihet Konventa e OKB-së për Diversitetin Biologjik dhe Strategjia e BE-së për Biodiversitetin 2030. Cilat janë synimet dhe kush është përgjegjës për zbatimin e tyre në vendet e rajonit tëAdriatikut dhe Jonit?

 

Strategjia e BE-së për Biodiversitetin 2030 përcakton një objektiv ambicioz për ngritjen e një rrjeti trans-evropian të zonave natyrore në tokë dhe në det, duke përfshirë mbrojtjen ligjore për të paktën 30% të tokës, duke përfshirë ujërat e brendshme dhe 30% të detit në Bashkimin Evropian, 1/3 e të cilave do të jenë zona ose 10% e tokës dhe 10% e detit të përfshira në zona rreptësisht të mbrojtura. Megjithatë, Konventa e OKB-së për Diversitetin Biologjik është një instrument ligjor ndërkombëtar për ruajtjen e biodiversitetit, përdorimin e qëndrueshëm të komponentëve të tij dhe ndarjen e barabartë të përfitimeve që rrjedhin nga përdorimi i burimeve gjenetike, e ratifikuar nga 196 shtete.

 

Shtetet anëtare të BE-së kanë për detyrë të krijojnë një sistem mbrojtjeje ligjore në territorin e tyre për ruajtjen e zonave natyrore në tokë dhe në det, duke përfshirë zonat e mbrojtura në nivel kombëtar (parqet kombëtare dhe peisazhe të parqeve, rezervat natyrore…), rrjetet ekologjike si Natura 2000dhe zona të tjera që kontribuojnënë mënyrë të efektshmenë ruajtjen e biodiversitetit.

 

Në mënyrë të ngjashme, në lidhje me rrjetin Natura 2000 dhe Rrjetin Trans-Europian të Zonave të Mbrojtura të Natyrës (RRTEN), çfarë mendoni në lidhje me zbatimin e tyre në nivel lokal?

 

Natura 2000 është rrjeti evropian i vendeve më të vlefshme biologjikisht, i përcaktuar në bazë të kritereve shkencore dhe shtetet anëtare kanë për detyrë të ruajnë kushtet për të siguruar kushte që mbajnë popullatat e specieve të caktuara dhe gjendjen e habitateve të tyre në një nivel që i lejon ato të ruhen. Bashkimi Evropian nuk përshkruan se si një Shtet Anëtar arrin objektivat e ruajtjes në zonat Natura 2000, por kërkon që speciet dhe habitatet e synuara në ato zona të ruhen. Për shembull, në Slloveni, shteti ka përgatitur një Program të Menaxhimit të Rrjetit Natura 2000, i cili përcakton objektivat dhe masat për çdo vend tëNatura 2000, si dhe mënyrat për të arritur këto objektiva.

 

Nga ana tjetër, RRTEN, përfshin zonat e mbrojtura në nivel kombëtar, si parqet kombëtare dhe peisazhet e parqeve, rezervat natyrore, rrjetet ekologjike si Natura 2000 dhe zona të tjera që kontribuojnë efektivisht në ruajtjen e biodiversitetit. Është e rëndësishme që direktivat e BE-së janë të detyrueshme edhe për ato vende që janë në rrugëtimin e tyre drejt BE-së, në rajonin EUSAIR shtete si Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

 

Shtetet anëtare të BE-së kanë për detyrë krijimin e sistemit të mbrojtjes ligjore në territorin e tyre për ruajtjen e zonave natyrore në tokë dhe det, duke përfshirë zonat e mbrojtura në nivel kombëtar (parqet kombëtare dhe peisazhet e parqeve, rezervat natyrore..)rrjetet ekologjike si Natura 2000 dhe zona të tjera që kontribuojnë efektivisht në ruajtjen e biodiversitetit.

 

Nëse shikojmë studimin tuaj “Analiza e zonave të mbrojtura detare (ujore) në EUSAIR dhe propozime për masa korrigjuese”, cili është saktësisht ndryshimi ndërmjet zonave rreptësisht të mbrojtura dhe pjesërisht të mbrojtura?

 

Në tokë, mundësia e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore në një zonë të mbrojtur dhe zhvillimi i një komuniteti vendas, për shembull në rastin e blegtorisë, është shumë i ndryshëm nga peshkimi në det. Blegtoria nuk është pjesë e biodiversitetit natyror; bëhet fjalë vetëm për kafshët që përdorin komponentëindividualë të biodiversitetit natyror (për shembull, barin kullotës) për një pjesë të jetës së tyre. Peshqit, nga ana tjetër, janë pjesë e biodiversitetit natyror të reduktimit të drejtpërdrejtë të shumëllojshmërisësë specieve kryesore natyrore nëpërmjet rrjetave të peshkimit. Në disa vende, popullatat e peshqve në det janë tashmë aq të grabitura sa nuk ka zgjidhje tjetër efektive përveç krijimit të zonave rreptësishttë mbrojtura ku nuk kapen peshq, në mënyrë që të mund të zhvillohen tufa nga të cilat këto kafshë mund të përhapen. Vlera e zonave rreptësisht të mbrojtura në mjedisin detar është disa herë më e lartë se vlera e zonave më pakrreptësisht të mbrojtura ku peshkimi lejohet.

 

Për më tepër, studimet e fundit tregojnë se zonat pjesërisht të mbrojtura krijojnë iluzionin e mbrojtjes dhe konsumojnë burime të pakta të ruajtjes, por ofrojnë pak ose aspak përfitime sociale ose ekologjike. Në të kundërt, zonat plotësisht të mbrojtura kanë më shumë lloje peshqish dhe biomasë dhe kuptohen, mbështeten dhe vlerësohen mirë nga publiku.

 

Në studim, ju deklaroni se objektivi është 30% e zonave detare të mbrojtura dhe 10% e zonave detare të mbrojtura rreptësisht. A vlen kjo për të gjitha vendet e rajonit tëAdriatikut dhe Jonit në të njëjtën mënyrë? Sa prej këtyre zonave janë të tilla aktualisht?

 

30/10 është synimi i Bashkimit Evropian. 30% e detit në BE do të mbrohet deri në vitin 2030. Sigurisht, ky objektiv është i vështirë për t’u arritur për disa vende, kjo kryesisht për shkak të specifikave të pjesës së tyre të detit (për shembull, një vijë e shkurtër bregdetare dhe një zonë e vogël detare), por të gjitha vendet duhet ta arrijnë këtë synim. I gjithë rrjeti i zonave të mbrojtura detare në rajonin EUSAIR, i përbërë nga zonat e mbrojtura detare kombëtare dhe rrjeti i zonave detare Natura 2000, përputhet me vetëm 3,57% të zonës detare EUSAIR. Nga kjo, vetëm 0.07% e ujërave detarë në rajonin EUSAIR janë aktualisht nën mbrojtje të rreptë.

 

 

Cili është aspekti financiar i garantimit të përputhjes me rregulloren në zonat e mbrojtura?

 

Nuk ka njëpërgjigje të lehtë për këtë pyetje, sepse zonat e mbrojtura detare ndryshojnë në vendndodhje, madhësi, etj. Prandaj, këto parametra përcaktojnë burimet e nevojshme për menaxhimin efektiv të këtyre zonave. Aktivitetet kryesore për menaxhimin e zonave të mbrojtura detare janë, për shembull, kujdesi për speciet dhe habitatet, lehtësimi i vizitës turistike dhe të vizituarit, monitorimi i situatës, të punuarit me aktorëtvendastëinteresuar në det dhe në bregdet (si peshkimi) dhe sigurimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore (për shembull turizmi), mbikëqyrja, sigurimi i informacionit për zonën e mbrojtur detare.

 

Cilët janë faktorët kryesorë që kërcënojnë biodiversitetin detar aktualisht dhe cila është lidhja ndërmjet zonave të mbrojtura detare dhe zonave të thella? Çfarë masash duhen zbatuar për këto zona të tokës në mënyrë që zonat detare të zhvillohen në mënyrë të suksesshme?

 

Faktorët janë të shumtë, ndër ta veçojmë peshkimin, turizmin, transportin detar, ndotjet në det dhe në bregdet, përveç sa më sipër, janë kryesisht urbanizimi dhe përdorimi i tokës. Ndryshimet globale, në veçanti ndryshimet klimatike dhe ndotja, po ushtrojnë presion shtesë mbi mjedisin detar. Është thelbësore që zonat e mbrojtura tokësore dhe detare të krijohen në zonat më të vlefshme biologjikishtqë ato të përfshijnë të gjitha ekosistemet, habitatet dhe speciet dhe ato menaxhohen mirë, ndërlidhen nëpërmjet korridoreve jeshile dhe blu, zona që nuk janë të mbrojtura, por kanë akoma nivele të larta tëruajtjes së mjedisit natyror dhe se ato kanë mbështetje të mjaftueshme nga politika dhe publiku.

 

Cilat vende mendoni se investojnë më shumë në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e ruajtjes së habitateve detare? Dhe në çfarë mënyre, a mund të jepni një shembull të praktikës së mirë?

 

Në përgjithësi, mund të themi se ndërgjegjësimi i njerëzve për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës është më i lartë në veri sesa në jug dhe lindje të Evropës. Megjithatë, peisazhet në parqet e Strunjan dhe Debelirtič në Slloveni mund të nënvizohen si shembuj të praktikës së mirë të rritjes së ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e mbrojtjes detare dhe ndryshimet e nevojshme të lidhura me qëndrimet njerëzore ndaj natyrës.

 

Si ndikon turizmi në zonat e mbrojtura detare?

 

Turizmi,nga njëra anë ështënjë kërcënim dhe nga ana tjetër një mundësi dhe turizmi masiv është sigurisht një nga kërcënimet më të mëdha për bregdetin dhe detin. Por, nëse turizmi zhvillohet në formën e një modeli të qëndrueshëm, në të cilin zhvillimi i mjedisit lokal merr përparësi teksa mbron natyrën, turizmi mund të jetë gjithashtu një forcë lëvizëse për ruajtjen e detit. Një shembull i një forme të tillë turizmi është peshkimi me peshkatarët vendas.

 

Në nivelin e EUSAIR, ju rekomandoni formimin e një plan veprimi për zonat e mbrojtura, cilët do të ishin aktorët kryesorë të tij?

 

Plani i Veprimit duhet të zbatohet në nivel lokal, kombëtar, ndërkufitar ndërmjet dy ose më shumë vendeve detare në rajon dhe në nivelin eEUSAIR, i cili duhet të bëhet një platformë për të promovuar objektivat kombëtare për të arritur objektivat e Strategjisë së BE-së për Biodiversitetin 2030, 30% e zonave detare të mbrojtura dhe 10% e zonave detare të mbrojtura rreptësisht. Shtetet duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të krijuar zona të reja të mbrojtura sa më shumë të jetë e mundur dhe për të menaxhuar zonat ekzistuesenë mënyrë të efektshme. Zonat rreptësisht të mbrojtura, të cilat duhet të lidhen me korridoret blu, janë veçanërisht të rëndësishme. Rrjeti i zonave detare Natura 2000 duhet të plotësohet dhe të krijohet jashtë ujërave territoriale.

 

Një mundësi e madhe për zona të reja të mbrojtura janëzonat ekskluzive ekonomike ndërkufitare (ZEE). Sipas përcaktimit, këto zona janë krijuar edhe për qëllime të mbrojtjes mjedisore, kështu që në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, vendet me zona ekskluzive ekonomike duhet të shpërndajnë një përqindje të caktuar të këtyre zonave për krijimin e zonave të mbrojtura detare.