DETAJET/ I sekuestroi policia 70 mijë euro dhe makinën, kush është Julian...

DETAJET/ I sekuestroi policia 70 mijë euro dhe makinën, kush është Julian Sula, i njohur si Juli i Pashakos dhe rival i Aldo Bares

456
0

Julian Sula, i njohur tanimë nga të gjithë me nofkën “Juli i Pashakos”, është personi të cilit sot policia i sekuestroi një shumë të konsiderueshme, plot 70 mijë euro dhe makinën 100 mijë euroshe, duke thënë se ishin rezultat i aktivitetit kriminal me të cilin ai merrej, kryesisht në fushën e narkotikëve dhe të krimeve kundër personit.

 

37-vjeçari Julian Sula, ka në pronësi të tij një lokal dhe një lavazh në qytetin e Lushnjës. Ndryshe ai njihet edhe si “Juli i Pashakos” dhe si rival i Aldo Bares, pasi është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë të ndodhur në tetor të vitit 2017, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash.

 

 

Ndërsa më 11 qershor 2016, Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”. Ky i fundit është dënuar dhe më parë si i përfshirë në vrasje.