Detajet e para/ Gjendet një trup i pajetë në Shkodër

Detajet e para/ Gjendet një trup i pajetë në Shkodër

334
0

 

Një person i seksit mashkull është gjetur sot i pajete ne fshatin Melgushe, ne aksin Shkoder – Lezhe.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Burimet thanë se hrupi hetimor ka gjetur nje cifte prane trupit te viktimes.

Nuk dihet nese kemi te bejme me vetevrasje apo vrasje por eshte ekspertiza ajo që do ta percaktoje.

Korespondenti i Panorama ben me dije se viktima eshte shtetasi me inicialet A.I rreth 40 vjec.

Policia e Shkodres ndodhet ne vendngjarje dhe priten te tjera detaje ne vijim.

Informacioni nga policia 

Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, nërrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Gjendet një trup i pajetë në Shkodër. Nga të dhënat e para mësohet se viktima është Ben Musaja.

Trupi është gjetur në fshatin, Melgushë në aksin rrugor Shkodër-Bushat. Burime bëjnë me dije se pranë viktimës është gjetur një armë gjahu.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Vijon…