DETAJE/ Rruga ishte plot njerëz kur shpërtheu makina, ja kush është pronari...

DETAJE/ Rruga ishte plot njerëz kur shpërtheu makina, ja kush është pronari i “Benz CLS” (EMRI)

375
0

Dalin detaje nga shpërthimi i fuqishëm i një makine në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.

Mësohet se makina tip “Benz CLS” është në pronësi të Artion Bylyku, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45 të mëngjesit. Në momentin e shpërthimit, makina ka qenë e parkuar pranë një pallati.

Sapo Bylyku ka hapur derën e makinës, kjo e fundit ka shpërthyer në flakë, por fatmirësisht pronari i saj nuk ka pasur lëndime. Shpërthimi i fortë ka shkaktuar panik te banorët dhe te fëmijët të cilit ishin duke ikur për në shkollë.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi  i policisë:

Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.