DETAJE nga përdhunimi i 13-vjeçares: E nisën si shantazh për të blerë...

DETAJE nga përdhunimi i 13-vjeçares: E nisën si shantazh për të blerë video-lojë. Mesazhi i shkoi në telefon djalit të sanitares

469
0

Në emisionin “Opinion” po diksutohet rreth ngjarjes së rëndë në Kavajë, ku përgjatë katër muajve 8 minorenë të shkollës “Rilindja” përdhunuan vajzë 13-vjeçare, duke e shantazhuar me një video intime. Gazetarja Anila Basha ka rrëfyer detaje nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin. Basha tha se adoleshentët fillimisht kishin për qëllim ta shantazhonin 13-vjeçaren për t’i marrë para, që të blenin një lojë elektronike. Ngjarja u zbulua nga sanitarja e shkollës, pasi djal pas djali, mesazhi për vajzën 13-vjeçare shkoi në telefonin e djalit të saj. Ajo informoi mësuesen. Gazetarja Basha tha se mësuesit e shkollës dhe psikologia, përveç një procesverbali nuk morën asnjë masë tjetër. Ajo shtoi se edhe policia hezitoi të hetonte ngjarjen pas denoncimit. “Duke parë se si video është përhapur dhe s’po përmbahej më, vajza që mos të lejonte përhapjen e videos, i është ofruar djemve. Një nga djemtë e klasës që ka shkuar vajza është me dhjeta, është nxënës shembullor. Ajo ka qenë në presion se mos video do të dilte. I dashuri i saj i çonte mesazh djemve të tjerë, fillimisht e kanë bërë për ta shantazhuar që të blenin një video-lojë.  Dhe djal pas djali mesazhi mbërriti deri te telefoni i një nga nga djemve i cili ishte djali i sanitares së shkollës. Në mesazh i thoshte “ku ta çoj unë këtë”, por telefonin e kapi e ëma dhe lexoi mesazhin. Ajo më pas i tregoi mësueses. Djali që kishte videon i bënte shantazhin, dhe gjithçka nisi se si djemtë të bënin paratë për një video-lojë. Njëri nga djemtë, i 10-ti, apo i 11-ti, i ka shkruar djalit të sanitares se ku do ta çojmë këtë vajzën. Sanitarja ia ka marrë telefonin djalit dhe e ka kuptuar se çfarë po ndodhte. Në shkollë kanë thirrur edhe mamin e nxënëses, edhe nxënësen edhe psikologen, dhe kanë mbajtur një procesverbal, por nuk kanë reaguar. E ëma e vet ka pritur të atin të vinte nga emigrimi dhe ai ka thënë duhet të shkojmë në polici. Pasi kanë shkuar në polici, edhe policia nuk e ka marrë seriozisht, kanë shkuar të bëjnë verifikimet në të gjitha vendet që ka thënë vajza, por nuk e kanë marrë seriozisht. Kur e ka publikuar Berisha janë marrë masat”, u shpreh gazetarja Basha.